Skandali/ Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë deklaratës për shtyp tha se, mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës.

Berisha: Nuk kanë të njëjtin proporcion si mediat kombëtare, por edhe këto e kanë sherrin brenda.

Cili është sherri brenda?

Këto media i llogarisin PD-së minutazhin që u japin ish-ëve të mi.

Dhe kjo është një mashtrim publik.

Unë nuk them që ‘ish-ët’ e mi nuk kanë të drejtë të jenë në studio, në lajme, etj, etj, por t’i llogarisësh ata për kohë PD-je, është mashtrim i madh publik.

Më konkretisht flet ish-Spahiu.

Ish-Spahiu është një hajdut i damkosur me raporte ndërkombëtare, i larguar nga PD-ja dhe i rigatuar nga Edi Rama.

Dhe ai pandalshëm kalon nga një studio në studio tjetër në zbatim të porosive të Edi Ramës dhe koha i llogaritet si e PD.

Del ish-Meçe, një personazh butaforik, avokati i Edi Ramës në pasojat katastrofale të tërmetit.

Ish-i Meçe, ishi-Çupi, ish-i Spahia janë kilometra më të pandershëm se ish-i Dash Sulo.

Se tani jemi në një periudhë ku socialistët nuk e mbrojnë Edi Ramën, nuk shkojnë në studio për të mbrojtur Edi Ramën, ua tha vetë ai, dhe ai ka gjetur si skuadron avoketërish me pagesë ish-at.

Ata të dalin, por problemi është se mediat e llogarisin këtë si kohë të PD-së.

Kjo është e pandershme.

Se po të hiqet koha e ish-ëve, disa prej tyre dalin njëlloj si Top Tuneli në kohën me PD-në.

About Redaksia

Check Also

Berisha-medieve: Kohën që i jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, ish-Meçes dhe të gjithë ish-ëve të mi, llogariteni për PS-në

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje medieve gjatë deklaratës ë tij për shtypin …