Prej 178 ditësh, qytetarët dhe studentët vijojnë qëndresën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.
Edhe këtë mbrëmje, protesta nisi para Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhin se qëndresa do të vijojë dhe se kërkesa për largimin e Ramës nuk do të ndalet.
Me thirrjet kundër qeverisë, ata paralajmërojnë se 178 ditët e protestës janë vetëm dëshmi e vendosmërisë së tyre për të vijuar përballjen deri në realizimin e kërkesës.
Gazeta RD