Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani! Ky regjim i ka kohërat e shkurtra

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në prezantimin e librit, “McGonigal-Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë” me autor Alfred Lelën, tha se, edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani! Ky regjim i ka kohërat e shkurtra.

Berisha: Çfarë duhet të bëjmë ne?

Ne duhet të luftojmë, të luftojmë dhe vetëm të luftojmë.

Ne duhet të qëndrojmë në mbrojtje të interesit tonë kombëtar, në mbrojtje të interesit tonë publik.

Ne nuk duhet kurrë të hezitojmë, të heshtim.

Sot Shqipëria, sot që flasim, me të gjitha të dhënat ndërkombëtare, është narkoshteti më i konsoliduar i planetit.

Është më narkoshtet për sa i përket efektit të drogës në ekonomi se Kolumbia, se Brazili, se Meksika dhe se çdo shtet tjetër.

Po ky narkoshtet që negocion për integrimin në BE dhe anëtar i NATO-s, të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin.

A mund të bëjmë ne sikur nuk e shohim këtë?

Historia do të na ndëshkonte ne.

Do të ishte një tradhti e madhe ndaj interesit publik, interesit qytetar në qoftë se ne do heshtnim ndaj narkoshtetit.

Sot leku, që vlen 50 përqind më pak se në vitin 2013, në raport me euron dhe dollarin, është monedha më e fortë e planetit. Me distancë nga çdo monedhë tjetër.

Që po shkatërron në mënyrë progresive, të pandalshme ekonominë tonë.

Dëgjohet kund ndonjë fjalë përveçse në audienca të kufizuara dhe gazetarë? Jo.

Atëherë çfarë na mbetet ne?

Na mbetet të ngremë edhe më shumë zërin.

Na mbetet të mos rreshtim së denoncuari me të gjitha mundësitë tona, të bindur se kohërat i ka të shkurtra ky regjim.

Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani.

Ndaj dhe thyej sa të duash kocka të rinjsh aty, por përgjigjen do ta marrësh siç e meriton.

About Redaksia

Check Also

Spiropali: U ndava me Ramën se legjitimoi modelin Balluku!

Deputetja, Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat lidhur me …