Nesër është dite e madhe, vjen “komisarka” e Brukselit

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë nesër një vizitë në Shqipëri, ku në fokus do të jetë ecuria e procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo do të marrë pjesë në një takim në Kuvendin e Shqipërisë me deputetë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, të cilët do të ndajnë qëndrimet dhe vlerësimet e tyre mbi sfidat e procesit të negociatave.

Takimi, me temë “Gjendja aktuale e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) dhe do të zhvillohet nga ora 14:45 deri në 16:10, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali me Olsi Ramën për të cilin SPAK fle gjumë

Mirëmbrema! Po fillon Plug! Sot do të publikojmë një tjetër skandal, ku ligjet e shtetit …