Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për Europën. Tabaku bëri të ditur në rrjetet sociale se biseda u përqendrua te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ajo nënvizoi edhe rolin e Gjermanisë në procesin e anëtarësimit. “Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim”, shtoi deputetja.

Postimi

U takova me Gunther Krichbaum , ministër gjerman i Shtetit për Europën. Shkëmbyem mendime mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Për Shqipërinë, ky proces merr kuptim kur reformat sjellin ndryshime që qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme. Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim.

About Redaksia

Check Also

PD çon në Kushtetuese ndarjen e re administrativo territoriale, kërkohet pezullim dhe shfuqizim i ligjit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar dje në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e …