Gjoni: Mijëra banorë të Lezhës në errësirë, ku është Europa që premtoni?

Deputeti i PD, Gjin Gjoni ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të Lezhës, ku mijëra banorë jane pa drita gjatë gjithë ditës së 26 nëntorit. Ai shkruan se, zonat e prekura janë Kolsh, Manati, Treshi, Spiteni, Markatomaj, Zejmeni, Gajushi dhe Pllana, Zadrima etj

Gjoni e cilëson këtë situatë të papranueshme, duke theksuar se ndërprerjet e energjisë janë kthyer në një problem të vazhdueshëm për banorët e këtyre zonave.

Reagimi

Qindra banorë në fshatrat Kolsh, Manati, Tresh, Spiten, Markatomaj, Zejmen, Gajush dhe Pllane e Zadrimë por edhe zona të tjera po përballen me mungesën e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës.

Situata është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm në të gjithë Lezhën dhe është e turpshme që në vitin 2026, familjar e biznese të mbeten pa një shërbim kaq jetik, ndërsa institucionet flasin për zhvillim dhe standarde europiane.

Deri kur do të vazhdojë kjo situatë? Ku kanë shkuar paratë e trumbetuara si investime në rrjetin elektik? Kush mban përgjegjësi dhe kur do të merren masa konkrete?

Errësira nuk mund të jetë realiteti i përditshëm i qytetarëve tanë!

About Redaksia

Check Also

Tabaku i kërkon Marta Kos mbështetje për zgjedhje me kushte të barabarta dhe konkurrencë të lirë!

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, deputetja e PD, Jorida Tabaku ngriti shqetësime për dobësimin …