“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

Deputeti i PD, Saimir Korreshi kritikoi kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi i cili nuk reagoi ndaj fjalorit fyes që përdori kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Me aktin normativ për ndalimin e protestave, Korreshi tha se po legalizojnë shkopinjtë e gomës, dajakun e dhënë nga mëngjesi në darkë ndaj protestuesve, gazin lotsjellës që nuk i dihet origjina dhe skadenca, si dhe pushkët që u kanë drejtuar protestuesve.

“Do të bëj një pyetje të sinqertë. Dëgjoni nga veshi i majtë? Nga ana e majtë dëgjoni? Ta them këtë sepse, nëse do të lejojmë sharjet dhe fyerjet këtu, do të kthehemi te berberhanet dhe briskut. U bë disa herë që shahet dhe fyhet nga ana e majtë. Nuk ju ka hije të shajë kreu i grupit të PS-së dhe ju bëni sikur nuk dëgjoni. Akti normativ nuk mund të shkojë kundër lirive themelore të njeriut”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Të shtyhet afati i Komisionit që të mbarojmë rekomandimet OSBE/ODIHR

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në kuvend ka folur për reformën …