Nga Ilir PECNIKAJ
NËNTORI I TRETË
Për çdo gënjeshtër, për çdo milion të vjedhur, për çdo shqiptar të yshtur drejt emigrimit, për çdo shtëpi të shembur, për çdo shqiptar të përbuzur e të nëpërkëmbur…
28 Nëntori është dita kur duhet t’iu themi: BOLL!
Ashtu siç u ngritëm kundër pushtuesve në vitin 1443 dhe shpallëm Pavarësinë në vitin 1912, sot duhet të ngrihemi kundër atyre që, nën petkun e qeverisjes, po na marrin edhe frymën.
Shqipëria nuk është pronë e askujt. Nuk është plaçkë për t’u ndarë dhe as pronë e atyre që e qeverisin.
SHQIPËRIA ËSHTË E JONA!
EJANI NË SHESH! TË BASHKOHEMI DHE TË NGRIHET ZËRI YNË PËR NJË SHQIPËRI QË NA PËRKET TË GJITHËVE!
Gazeta RD