Ambasadori amerikan Wendt deklaroi dje nw SPAK mënyrat se si zyrtarët e korruptuar dhe grupet kriminale fshehin dhe transferojnë paratë e paligjshme përtej kufijve.
“Paraja kriminale nuk ndalon te kufijtë. Ajo lëviz nëpër banka, platforma të këmbimit të kriptomonedhave dhe kompani guackë, duke arritur shpesh deri në sistemin financiar amerikan. Trafikanti i drogës koordinon dërgesat përmes aplikacioneve të enkriptuara. Zyrtari i korruptuar fsheh ryshfetet në kuleta kriptomonedhash dhe llogari offshore. Pastruesi i parave transferon fonde përtej kufijve brenda sekondash”, deklaroi Wendt.
Ai theksoi se kriminelët kanë kaluar në platformat digjitale dhe se edhe institucionet e drejtësisë duhet të përdorin të njëjtat mjete për të ndjekur gjurmët e parave dhe për të siguruar prova që mund të përdoren në hetime dhe procese gjyqësore.
Ambasadori amerikan nënvizoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk janë vetëm një problem për Shqipërinë, por edhe për sigurinë dhe interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2015, pas publikimit të pjesëve nga një raport i brendshëm i OSBE-së, u rikthyen në vëmendje raportimet se pasuria e Edi Ramës përllogaritej në rreth 200 milionë euro dhe se shuma dyshohej të ishte investuar në kompani offshore në SHBA.
Gazeta RD