Bardhi: Rama me mendësi terroriste urdhëroi dhunën e qytetarëve Ditën e Flamurit! E turpshme dhe e papranueshme!

Kreu i grupit PD, Gazment Bardhi e quan të turpshme dhe të papranueshme dhunën e policisë së Edi Ramës pikërisht në Ditën e Flamurit.

Në një postim në fb Bardhi publikon dhe një video ku një protestues duket se është gjakosur nga dhuna e policisë.

“Vetëm një njeri me mendësi terroriste si Edi Rama mund të urdhërojë përdorimin e dhunës dhe gjakosjen e qytetarëve pikërisht në Ditën e Flamurit, në një ditë që simbolizon lirinë, pavarësinë, krenarinë dhe bashkimin e shqiptarëve.

Është e turpshme dhe e papranueshme që në një ditë kaq të shenjtë për kombin, qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre të përballen me dhunë. Askush nuk ka të drejtë ta kthejë pushtetin në instrument frikësimi dhe represioni ndaj popullit.

Flamuri ynë simbolizon lirinë dhe dinjitetin, jo dhunën dhe shtypjen. Asnjë pushtet nuk është mbi qytetarët dhe askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi vetëm pse ngre zërin dhe kërkon të drejtat e veta.

Dita e Flamurit duhet të jetë ditë krenarie dhe bashkimi, jo ditë gjaku dhe dhune!”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Vijojnë përplasjet në sheshin “Skënderbej”/Policia me plumba gome, protestuesit me molotovë!

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, pas ndërhyrjes së forcave …