Nuk ndalet terrori, polici me shotgun qëllon me plumba gome në kokë protestuesit

Ky është moment kur një efektiv policie  qëllon me shotgun në kokë protestuesit në tentativën për ti mbajtur larg sheshit ‘Skënderbej’. Videoja është filmuar pasditen e sotme në rrugën e Dibrës.

Polici i identifikuar me numrin A 1/10 qëllon drejt protestuesve me qëllim për ti mbajtur larg dhe më pas bashkohet me grupin tjetër të policisë për tu tërhequr pas.

Gjatë protestës së sotme ka pasur shumë protestues që janë dëmtuar nga plumbat e gomës. Një vajzë u gjakos nga plumbi i gomës në fytyrë, një tjetër përfundoi në spital me plagë në kokë, ndërsa një tjetër protestues dyshohet se është qëlluar me plumb gome në sy. Edhe fotoreporteri i Syri Tv, Feliks Bilali u qëllua me plumb gome.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Do mbash përgjegjësi për dhunën! Selia e PD strehë për çdo qytetar që përballet me terrorin e narkoregjimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar Edi Ramën se do të mbajë përgjegjësi për …