Protesta/ Diaspora mbërrin në Shkodër: Kthehemi në atdhe për t’i dhënë fund tranzicionit!

Shqiptarët nga Diaspora kanë mbërritur në Shkodër në kuadër të protestës që do të zhvillohet në Tiranë.

Emigrantët shprehen se janë kthyer në atdhe për të kërkuar zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

“Zemërimi i diasporës. Të gjithë së bashku kthehemi në atdhe. Këtë herë për t’i dhënë zgjidhje politike dhe fund tranzicionit”, shprehen emigrantët.

Ata theksojnë se janë në Shqipëri për festë dhe protestë, ndërsa bëjnë thirrje që shqiptarët të dalin në shesh.

“Jemi për festë dhe protestë. Pasi të largojmë Edi Ramën, festa do të jetë mbarëkombëtare. Për 13 vitet e fundit janë larguar 1 milion shqiptarë. Kriminelët e kanë vendin para drejtësisë”, shprehen ata.

Emigrantët i bëjnë thirrje gjithashtu qeverisë të japë dorëheqjen, duke e cilësuar atë si më të korruptuarën në Europë.

“Qeveria më e korruptuar në Europë, jep dorëheqjen, se nuk ka rrugë tjetër”, është mesazhi i tyre.

About Redaksia

Check Also

Sekretari Marco Rubio uron shqiptarët për 114 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar Shqipërinë me rastin e …