Editorial

Edhe nëse i pyet se cila ka qenë tema e “samiteve”… nuk e mbajnë mend!

Gent STRAZIMIRI “Pas këtij samiti, Shqipëria ka një peshë tjetër në arenën ndërkombëtare” (e ka në kuptimin që është bërë më e rëndë)… “I vetmi sukses i kësaj qeverie në këto 10 vite, është politika e jashtme”, thotë ky tjetri… Janë copëza titrash e sinkronesh gjatë një lëvizjeje të pultit …

Read More »

Matematika e Komisionerit për Zgjerimin dhe biçim-samiti i talljes

Nga Klodian TOMORRI “Përmes Planit të ri të Rritjes, BE do të japë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në 4 vitet e ardhshme. Ky plan do të mundësojë dyfishimin e GDP-ve të 6 vendeve të rajonit brenda një dekade,” përsëriti të enjten në Tiranë, Komisionieri për Fqinjësinë dhe …

Read More »

Dje i premtoi ndihmë financiare Ukrainës, sot do t’i kërkojë ndihmë financiare BE!

Nga Besart XHAFERRI Dje në samitin për Ukrainën, lideri global Edi Rama, ndonëse drejton vendin më të korruptuar dhe të varfër në Evropë, u zotua për mbështetje financiare për Ukrainën, gjë që do mbetet vetëm në letër, pasi vendi ynë nuk e ka luksin të ofrojë ndihma të tilla. Sot …

Read More »

Të duash Ukrainën më shumë se Kosovën

Nga Shaban MURATI Në datën 28 shkurt 2024 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan në Tiranë “Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Ukrainës”. Megjithëse ka 11 vjet kryeministër I Shqipërisë, Edi Rama ende nuk ka nënshkruar një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi …

Read More »

Samiti i Juglindorëve apo shfaqja bajate e radhës?

Nga Milaim NELA Edi Rama e mblodhi Samitin e Europës Juglindore, që në fakt nuk ishte e tillë sepse i vetmi shtet serioz i vendeve të kësaj ane ishte Kroacia! Nuk ishte as Rumania, as Bullgaria e as Greqia. Aleksandër Vuçiç unë e pashë më shumë si emisar të Putinit sepse …

Read More »

Mandati i fundit

Nga Grigels MUÇOLLARI Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Kumbaro dhe Arben Pëllumbi me radhë, e duke vazhduar me kryebashkiakët e PS dhe 12 deputetë të kësaj force, iu hoqën Shqipërisë zonat e mbrojtura. Për 4 minuta me orë në dorë kaloi ligji i …

Read More »

Nuk ka akt drejtësie që lind nga një padrejtësi!

Elona CASLLI Shoqëria shqiptare është e etur për një akt drejtësie kundrejt politikanëve në këtë Shqipëri. Kjo etje është krejt e përligjur duke qenë se politikanët në këtë vend janë konsideruar të paprekshëm ose në rastet kur janë prekur janë gjykuar për një mushkonjë teksa zotëronin një deve. Dosje që …

Read More »

Lepuri i vogël në ferrën e madhe

Nga Genc POLLO Shumë është shkruar e folur tek ne për pretencën e janarit të ekipit të prokurorëve amerikanë me në krye Matthew Graves kundër Charles McGonigal, ish agjentit të lartë të FBI-së (shef i zyrës në New York), i cili mori ryshfete nga persona të qeverisë Rama për të vepruar në …

Read More »

Rekord Guinness: 0 lekë për investime!

Nga Lutfi DERVISHI Ndërsa qeveritë e tjera të globipërpiqen të investojnë në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, mbrojtje,  Shqipëria ka nisur një strategji buxhetore të padëgjuar:  për muajin janar janë shpenzuar ZERO lekë! Kjo nuk është veper. Kjo është kryevepër Financiare që të kujton një kanavacë të lënë qëllimisht bosh nga …

Read More »

Hasani i Gjenevës e Zelenski i Tiranës…

Nga Iva V.GRILLO Zoti Hasani i regjimit Rama paska bilbilosur sot në Gjenevë për të drejtat e njeriut… ndërkohë që në Shqipëri këto të drejta shkelen me këmbë: arrestime politike, procese të manipuluara ligjore, cënim i pronave private, etj, etj. Ndërkohë Zelenski, populli i të cilit lufton kundër Putin, paska …

Read More »