Klodi STRALLA “Deputetët nuk duhet të bëjnë Arqile Botin!” Kështu u shpreh sot Naltgjatësia i …
Read More »Zhdukja e parave publike jashtë Shqipërisë nëpërmjet kompanive të Zotos. Fondet si haraç për klanin mafioz Ndragheta
DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë! Në daljet e mia të fundit nga kjo foltore, ju kam bërë me dije se Partia Demokratike po ndiqte paratë publike të zhdukura nga pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Dy javë më parë u zbulua kontrata e lidhur midis ITS dhe Llanaj Ndërtim, për 7 apartamente me vlerë tregu mbi 1 milionë euro. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga SPAK për sekuestrimin e këtyre aseteve. Sot do të bëj publik një tjetër rast të zhdukjes së parave por tashmë jashtë Shqipërisë. Sipas kartelës së furnitorëve të kompanisë ITS shpk, në pronësi të Klodian Zotos, janë kryer 3 pagesa për një subjekt në Itali: Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë Pra në një vlerë totale rreth 360.000 euro. Këto para i janë transferuar subjektit IMR REFTRATTARI S.R.L Nga një kontroll i thjeshtë në Google, rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar, z. Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje. Grupi i ekspertëve në PD, kontrolloi nëse ky sipermarrës ka të regjistruar në Shqipëri ndonjë biznes në emër të tij dhe përgjatë kontrollit situata bëhet edhe më kriminale. Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022 Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës MIG AGENCY shpk. Le të ndalemi pak tek shtetasi Ilir Dedja. Në vitin 2020 Prokurorët italianë i kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për Klanin Mafioz NDRAGHETA, si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 …
Read More »
Gazeta RD













