Fytyra e gjyqtarit qesharak, vendosi masë ndaj Berishës që nuk e kërkonte as vetë SPAK

Engert Pëllumbi është gjyqtari që shqyrtoi në Apelin e Posaçëm ankimimin e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Reagimi i avokatit, Genc Gjokutaj

“Sot në Apel u paraqitëm në lidhje me ankimin që kishte bërë prokurori Kraja ndaj vendimit tëtgjykatës së shkallës së parë kundër krimit e korrupsionit në lidhje me revokimin e masës së sigurimit arrest në shtëpi të zotit Berisha.

Vendim që është bërë i ditur ,për të cilin zoti Berisha ka shtruar ankimin e tij, duke  pretenduar se ekzistenca e kësaj mase sigurimi ndaj tij dëmton proçesin në dëmtim të manipulimit të provave, intimidimit të dëshmitarëve, rrezikut të ikjes dhe historira që nuk do të kenë lidhje me zotin Berisha.

Ne sigurisht bëmë apelin kundërshtues e sot u gjendëm përpara gjyqtarit Pëllubi i cili drejtoj seancën, ku kjo e fundit u zhvillua normalisht.

Prokurori paraqiti ato shkaqe që nuk mund ta shfuqizonin vendimin e Gjykatës së shkallës sëParë dhe përfundimisht në një mënyrë tej të çuditshme gjykatësi Pëllumbi zëvendëson masën  të arrestit të shtëpisë me detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë që objekti i ankimit (i prokurorit) ishte shfyqizimi i vendimit për revokimin e masës arrest në shtëpi dhe rivendosjen e masës arrest në shtëpi, ndërkohë që nga ana jonë nuk kishte asnjë kërkesë.

Pra vendimin e masës detyrim paraqitje nuk kishte kërkesë, nga ana e asnjërës palë, siç ishin në momentin që është bërë ankimi dhe jo vetëm kaq, por kjo gjykatë me këtë vendim na ka mohuar një shkallë gjykimi, sepse nëse do të çmohen masa e detyrim paraqitje, gjithmonë me kërkesën e palëve , që vënë në lëvizje gjykatën, dhe kur kjo vendos kryesisht janë moment ekstreme, atherë kjo duhej bërë në shkallën e pare, sepse na jepte mundësi kundërshtimi në lidhje me një masë të tillë”.

About Krye Redaktor

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …