Gjekmarkaj: Fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohe!

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar  një absurditet të Apelit të Gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë për liderin e opozitës, Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se një vendimarrje e tillë është politike, për t’u bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme.

Reagimi

Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!

About Redaksia

Check Also

Shqipëria jashtë nga BE/ Eurodeputeti: Drejtësia ka dështuar, organizatat kriminale te trafiku i drogës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në …