Nga Iva V.GRILLO
Pohimet e Kryeministrit për çështjen Veliaj të çojnë vetëm në një përfundim:
Është vetë Rama ai që jo vetëm e ka nxitur por edhe është siguruar që “drejtësia e re” (autorësinë e së cilës e ka marrë vetë) të vonohet për masat kufizuese (që do të ishin mëse logjike në rastin në fjalë) derisa Veliaj të largohet nga Shqipëria…
Me shumë gjasa edhe familjarët e kryetarit të turpëruar të bashkisë tashmë janë jashtë kufijve të Shqipërisë…ndoshta duke ndjekur itinerare të tjera.
Kjo u nënkuptua qartazi, kur kryeministri pranoi sot pothuajse në mënyrë të hapur, se ai e shikon të arsyeshme largimin nga sytë këmbët të ish-bashkëpunëtorit të vet të ngushtë, sepse sipas tij atij “po i cënohet jeta familjare dhe dinjiteti”… një ndjeshmëri e çuditshme dhe e papritur kjo e kryeministrit për dinjitetin e dikujt… sidomos kur kujtojmë lobimet e tij korruptive ndërkombëtare kundër rivalëve të tij, shantazhet, kërcënimet dhe arrestimet politike të opozitarëve.
Nëse do të pranonim për një moment që Velisë, një prej personave më të pushtetshëm të dekadës së fundit, po “i cënohet jeta familjare e dinjiteti” thjeshtë për faktin se kërkohet vendosja e drejtësisë, atëherë ky do të ishte rasti i parë në botë ku në një regjim autokratik në të cilin pushteti ka kapur çdo hapësirë institucionale, persekutorë janë njerëzit pa pushtet… dhe i persekutuar është regjimi .
Një skizofreni politike… që duket se ka kaluar në fazën e vet më të rënduar!