Për muajin janar, Kryetari i opozitës, Sali Berisha do të duhet të paraqitet nesër datë 6 janar. Lidhur me masën e Apelit të GJKKO, Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë para ambienteve të SPAK, datë 6 janar ora 09:30.
“Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së #SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politik të tij. Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës. E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it”, ka shkruar demokrati Flamur Noka në Facebook.