Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë, të plotë nga lindja gjer 23 vjeç me çdo lloj shpenzimi

Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur familjet dhe për të inkurajuar lindjen, duke premtuar shpërblime për çdo fëmijë, të cilat do të jenë në përputhje me të ardhurat e familjes. Ai ka bërë të ditur se, për qëllime demografike, shteti do të mbulojë të gjitha shpenzimet për fëmijën e tretë, duke filluar nga lindja deri në moshën 23 vjeçare.

“Pa diskutim që do vendosim së pari shpërblimin për çdo fëmijë. Ky shpërblim do jetë në proporcion me të ardhurat e familjes.

Së dyti, nuk mund të them me paketën e parë, por për qëllime strikt demografike, shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë, të plotë nga lindja gjer 23 vjeç me çdo lloj shpenzimi. Dhe kjo është faktuar që jep efekte.

Vendet që e kanë vendosur këtë praktikë, dhe në qoftë se ka një vend në Europë që e ka jetike këtë praktikë sot me këtë zbrazje të tmerrshme që i krijuan vendit, është Shqipëria.

Fëmija i tretë i paguar nga shteti është një nga rrugët, përveç rikthimit të emigracionit, një nga rrugët e domosdoshme për ripopullimin e Shqipërisë.

Shqipëria po shpopullohet, po ikin të gjithë, po mbesin trafikantë dhe hajdutë me Edi Ramën në krye”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …