CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Shqiptarët jashtë vendit mezi presin të firmosin me votën e tyre rrëzimin e kësaj diktature

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për votën e diasporës, duke treguar se kanë organizuar një sërë takimesh në shtetet ku jetojnë shqiptarët, si Itali, Greqi, SHBA dhe Britania e Madhe.

“Për votën e diasporës, nuk kam statistika.

Por çfarë kemi bërë ne?

Ne kemi organizuar një seri takimesh në Itali, Greqi, SHBA, Britaninë e Madhe.

Dhe ne vazhdojmë takimet, natyrisht jo në salla luksoze sepse, thashë ne nuk kemi, me të ardhurat tona modeste, por atmosfera është e shkëlqyer.

Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit që mezi presin të firmosin me votën e tyre rrëzimin e kësaj diktature droge”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …