“Mbylle, veri kapak se qelbet”, urdhri që mbërriti në SPAK për hetimet ndaj vëllait të Kryeministrit

“SPAK vazhdon të pastrojë çdo krim me lidhje qeveritare afër Edi Ramës, vazhdon të jetë një vegël e Edi Ramës dhe që nuk ka mision luftën kundër krimit të organizuar, por ka mision mbrojtjen dhe pastrimin e provave të krimit dhe të elementëve të krimit për çdo qeveritar afër Ramës apo familjar të tij. SPAK ka si synim kryesor luftën kundër opozitës”.

Kështu u shpreh në A2 News nga Alba Alishani deputeti i PD-së, Flamur Noka, teksa foli për dosjen e Xibrakës. Më tej, ai ngriti disa pikëpyetje, ndërsa tha se urdhri ka qenë nga lart për ta mbyllur si çështje.

“Çfarë pune kishte aktiviteti i Xibrakës me Kosovën? Aktivitetin e bandës së Xibrakës ku rezulton i përfshirë emri i Olsi Ramës e ka hetuar prokuroria e Hanoverit. Ajo disponon të gjitha të dhënat. Pse nuk bashkëpunoi SPAK-u me prokurorinë e Hanoverit në Gjermani? Çlidhje kishte aktiviteti në Kosovë? Fshehje dhe prishje e provës së krimit.

Personi i identifikuar si 45 vjeç dhe me fotografi. Tani më thoni mua, shteti e di moshën dhe foton, por SPAK nuk e identifikon dot. Kjo është ngutje e urdhëruar nga lartë: Mbylle, veri kapak se qelbet”.

About Krye Redaktor

Check Also

Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike

Sokol Qazim Komani            Lindita Sokol Komani Me rastin e 130-vjetorit të lindjes Jetëshkrim i përmbledhur …