FJALA E ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIMIN E PËRJAVSHËM ME GAZETARËT NË SELINË E PD.
Mirëdita,
Problemet më tronditëse për shoqërinë, janë rritja e papërmbajtur e çmimeve.
Veçanërisht 300% – 400% të çmimeve ushqimore, këto shënojnë rritjet më të larta, se në çdo vend tjetër. Vaji i gatimit është rritur me 300 e ca për qind, si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Rritje të mëdha ka shënuar buka, brumërat, zarzavatet.
Faktikisht, po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme shqiptare. Bordet e krijuara nga qeveria, janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve.
Qeveria ka të gjitha mundësitë e mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve shqiptare.
Bordet vetëm sa përligjin spekulimin dhe krijojnë me këtë përligje mundësi dhe rrugë të tjera spekulimi. Anulimi i bordeve përveç entit rregullator të energjisë, i cili është një institucion konstant në çdo vend dhe në çdo kohë.
Por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave, që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës.
Kjo praktikë është praktikë e ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij. Mund t’ju rikujtoj këtu se rritja me 15 fish e çmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem, sepse u kompensua në çdo qindarkë dhe çdo banor nga qeveria.
Ne kemi një praktikë, kaluam nga çmimet e kontrolluara të socializmit në çmimet e tregut të lirë. Mallrat e shportës që të gjitha u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja e reformave, terapia e shokut quhej në atë kohë kjo masë, u kapërcye pa një problematikë sociale të ndjeshme.
Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm, për pasurim të klientelës së saj dhe natyrisht ndarje profitesh me këtë klientelë. Sot qytetarët e marrin bukën deri në 40% nën peshë. Pra rreth 40% më shtrenjtë se çmimi i shpallur.
Sot produktet e tjera ushqimore, kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur një ilaç toksik që janë bordet. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë, me rritjen e çmimeve. Tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurde, se për ata që shpenzojnë mbi 700 kilovat orë do të shumëfishojnë çmimin e energjisë. Kë godasin në këtë mënyre.
Godasin dhjetëra mijëra familje biznese të vogla. Ndërkohë që bitcoini i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur. Pse? Sepse gjerësisht flitet se kontrollin e bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare.
Unë jam këtu për tu thënë qytetarëve shqiptarë se është jetik zëri i tyre kundër spekulimit. Eshtë jetik zëri i tyre kundër rritjes së çmimeve, është jetik zëri i tyre për ti thënë stop kësaj vjedhjeje që bëhet në portofolet e tyre me çmimet stratosferike të pajustifikuara.
Unë i garantoj ata se në rast se nuk do i them stop kësaj vjedhjeje, çmimet e sotme do të harrohen me ato që do vijnë disa herë më të larta.
Është koha që çdo shqiptar të mendoje për buxhetin familjar dhe se si ky buxhet po o grabitet, nga një qeveri që nuk interesa të tjera përveç pasurimit të saj dhe klaneve qeveritare.
A mund të imagjinoni ju që ne të kemi çmimet më të larta të energjisë. Në një kohë kur ne e prodhojmë atë me koston më të ulët, prej 0.9 lekë për kilovat, dhe e shesim me 95 lekë për kilovat, me 180 lekë e kështu me radhë.
Unë ftoj mediat të investigojnë, dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detyra më parësore e tyre.
Çështje tjetër që dua të sjell në vëmendjen tuaj, është procesi i zgjedhjes së presidentit. Si mund ta karakterizojmë me një fjalë këtë proces? Në rast se javën e kaluar këtu folëm me fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme se kongresi i PS-së ishte më i ngjashëm se çdo gjë tjetër me një mbledhje të “Cosa Nostra”-s, unë mund t’ju them ju se procesi i zgjedhjes së presidentit, nga një proces dinjitoz që duhet të jetë është shndërruar gjatë javës që po kalon në një proces tipik të “Cosa nostra”-s. Edi Rama për të zgjedhur, Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfet sekretë.
Mund tju pyes se cili ka dalë nga zarfet sekret emri më i përfolur? A keni dëgjuar ndonjë emër? Nuk keni dëgjuar, jua them unë! Sipas statistikave të Edi Ramës dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Keni të drejtë që habiteni…
Por çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje si “Cosa nostra”.
Prisni tani kur të vijnë email-et e shoqërisë civile. Unë s’po e avancoj emrin po do e them javën tjetër. U ndala në këtë moment për të theksuar se sa qesharak, jo serioz, jo transparent e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Sepse ky është proces kushtetues.
Sot po kërkohet një kandidat që në prag të disfatës elektorale të pranojë të japë dorëheqjen dhe ti lëshojë vendin Edi Ramës, çka s’do të ndodhë kurrë. I them harroje këtë skemë se në mënyrë absolute nuk do të ndodhë kurrë, në mënyrë absolute nuk pranohesh President me skema mafioze.
Mendon vetëm për veten se si të garantojë mbrojtje ligjore nga afera më kryesore që ka dalë deri më sot, afera incineratorëve, ku ai ka firmosur një procedurë antiligjore për kontratën e incineratorëve. Në këtë kontekst, përgjegjësi numër një, kreu i organizatës është vetë ai dhe Engjëll Agaçi. Sepse mund të dëshironte të vidhte me baule dhe vagonë Arben Ahmetaj, që s’ka asnjë dyshim për këtë, Lefter Koka, Alqi Bllako që është arrestuar, Erjon veliaj, po s’mund të ndodhë kurrë sepse sekretari i përgjithshëm është njeriu që ka detyrimin ligjor të verifikojë ligjshmërinë e të gjitha akteve që firmos qeveria.
Pra Rama ka ditur gjithçka, por i ka lejuar vetes për përfitime personale të firmosë me një proçedurë të dënueshëm, ligjërisht të dënueshme. Nuk ka të ndalur nxjerrja e dokumenteve. Nuk mund të imagjinohet se çfarë ka ndodhur në këtë aferë. Janë institucione të tjera të implikuar gjer në fytyrë.
Ndaj dhe ai mendon tani se si të kalojë nga kryeministër në President, por i them që sot se ajo nbuk do të ndodhë. Thuhet se ka filluar të ketë telefonata nga Bllako. Ato janë punët e tyre, por Bllako është vetëm një kapter në aferën e madhe ku gjeneralë janë Edi Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj etj.
Këto ishin problemet që unë desha të sjell në vëmendjen tuaj, por jam i hapur për çdo pyetje që ju mund të keni.