Grenell në krye të inteligjencës ka parë dosjen e Berishës: Asnjë fakt për “non grata”

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në TPZ se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen për shpalljen non-grata në SHBA.

Ish-kryeministri shtoi se pasi ka parë dosjen për politikanët e Ballkanit, për ish-kryeministrin nuk është gjetur asnjë fakt.

“Ata kanë kërkuar pjesë të sovranitetit në territor. Por nuk kanë kërkuar kurrë të diktojnë se kush duhet të jetë ose jo në Parlament. Këto janë jashtë të gjitha… Kushdo në këtë botë të paraqesë një fakt, unë marrë çdo vendim.

E di çfarë u ndodh atyre që kanë bërë këtë, fakte kemi po s’i themi, por ata që kanë parë dosjen kanë thënë që s’ka fakte. Jo pak veta e kanë parë dosjen.

Nëse drejtori në detyrë i të gjitha shërbimeve sekrete të SHBA-së, thotë se unë kam parë dosjen për politikanët e Ballkanit dhe për filanin s’ka pasur për mua, e për rrjedhojë thotë se ke shërbyer si agjent i George Soros në Ballkan. A mendon ti se ky njeri, së paku nëse kandidon Donald Trump, është kandidat për Ministër i Jashtëm, do investonte në këtë mënyrë” – tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, krahasime mes Task-Forcës së 2008-2009 me SPAK 2022-2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim …

Leave a Reply