Postimi
Denoncim publik
Bashkia Gjirokastër dhe Rilindja janë hedhur në aksion duke përdorur pushtetin dhe çdo mjet për të “thyer” Lazaratin!
1. Banorët e fshatit Lazarat ankohen se:
Prej më shumë se 6 muajsh, mercenarët e emëruar nga kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, në krye të Njësisë Administrative Lazarat:
Kanë marrë përsipër si shpërblim të kësaj “detyre” të “thyejnë” të vetmin bastion demokrat që ka ngelur në Republikën e Shqipërisë, fshatin Lazarat.
Ju kërkojnë kartat e ID të djemve të Lazaratit, ku në këmbim ju kanë ofruar lekë dhe vende pune pas datës 11 maj.
2. Ju them mercenarëve:
Ju jeni ca vemje që do të ngeleni në histori si turpi i Lazaratit!
Lazaratin nuk e theu dot komunizmi për 50 vite. Do ta ktheni ju, mercenarë që ju ka marrë koka erë, dhe keni premtuar se në Lazarat do të mblidhni mbi 400 vota këto zgjedhje?!
O mercenarë, hiqni dorë nga kjo propagandë me burrat dhe djemtë e Lazaratit, sepse nuk i përdorni dot për të pastruar njollat tuaja, të cilat po i shtoni akoma më shumë.
Hiqni dorë nga kjo lojë e pisët në kurriz të këtyre banorëve, të cilët i kanë plagët e kësaj Rilindjeje ende të hapura.
Hiqni dorë sa nuk është vonë nga propaganda që bëni, sepse keni hallet tuaja… Në të kundërt, do të përballeni me këta bashkëfshatarë fisnikë e stoikë që nuk i blen dot Golemi & kompani me mercenarë si puna juaj.
I bëj thirrje:
Flamur Golemit, kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, që të japë llogari se si i ka emëruar këta mercenarë!
Mbi çfarë kriteresh?!!
A është marrë parasysh ndonjë plotësim formulari… apo dekriminalizimi?
Apo Bashkiaku Golemi ka mbyllur sytë sepse ju kanë premtuar se do t’i mbledhin vota majtas kësaj here si shpërblim për “detyrën” e dhënë?
Në të kundërt, do të përballet me ligjin. Nuk mund të përdhosë dot fshatin Lazarat Rilindja me disa mercenarë. Ta harroni!