Një nga çudirat që ka zbuluar KPK-Veting, gjatë hetimit të dosjeve për gjyqtarët e listuar në shortin e datës 15.06.2020, është fakti se gjyqtarja e Shkallës së Parë Tiranë, Blerina Muço, është me 5 mbiemra, të cilët i përdor gjatë prezantimit zyrtar por dhe në vendime.
Mbiemrin prindëror të para martesës, Blerina e ka “Guri”; mbiemrin e dytë pas martese e ka “Muçi”; të tretin e ka “Muco”, të katërtin e ka “Muça”, ndërsa mbiemrin e pestë e ka “Muço”, të cilin po e përdor pas shortit për “Veting”.
Ndërsa dy fëmijëve, Leiden e Arba, tashmë në moshë madhore 25 e 21 vjeç dhe me banim në Kanada e Londër, qëndruar pas studimeve që kanë bërë me “kursimet e prindërve”, i ka regjistruar vetëm me 2 mbiemrat “Muça” e “Muço”.
Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), po e heton këtë “çudi” me 4 mbiemra, të mbajtur e përdorur pas martese prej gjyqtares Blerina; ndaj dhe e ka futur në listën e 37 gjyqtarëve, të cilëve nuk u ka deklasifikuar akoma dosjen, për shkak se e ka skeduar me “lëndë” me lidhje e aktivitet “Tepër sekret”.
Në formularin e Dekriminalizimit, gjyqtarja Blerina Muço (mbiemri aktual), ka deklaruar se ka patur dhe mbiemrin “Muça”, të cilin nuk e paska përdorur zyrtarisht në vendime; mirëpo duket sikur ka “gënjyer pak fare”, mbasi në bordero dhe raportet e bilanceve vjetore 2014-2019 të Gjykatës Tiranë; ajo figuron me mbiemrin “Muça”.
Nuk e dimë, se përse gjyqtare Blerina e bën këtë akrobaci me mbiemrat, por dimë faktin, se për efekt “Veting”-u po përdor mbiemrin Muço, ndërsa kur ka patur probleme hetimi disiplinor në ministri e ish-KLD, ka përdorur mbiemrin “Muçi”.
Këtë mbiemër, ka përdorur dhe në dy skandalet me dosjet gjyqësore pronësore, që ka denoncuar media:
– Të parin në datën 2 mars 2017, lidhur me një ryshfet 8000 Euro, marrë nëpërmjet një avokati sekser i saj, nga një emigrant shqiptar në Londër, që kërkonte drejtësi nga gjyqtare Blerina; e cila luante me hapje, shtyrje, bllokim e mbyllje procesi.
– Rasti i dytë, është me konfliktin në muajin mars 2019, për falsifikimin e vendimit të një prone banesë e truall te shkolla “Petro Nini Luarasi”, dhënë në favor të një ndërtuesi të dënuar për vrasje; ku thuhet, se në pallatet e tij, Blerina dhe 3 kolegë të dosjes, kanë “blerë” nga 1 apartament.
Këto janë vetëm dy raste, të cilat për shkak se janë bërë publike e kanë precipituar në përleshje fizike mes palëve, kanë shkuar si çështje deri në Ministrinë Drejtësisë, por të parin e raportoi ministri i drejtësisë, Petrit Vasili e më pas u mbyll në KLD me grupin Nishani-Gjin Gjoni”, ndërsa rasti i dytë, u “harrua” në sirtarin e Etilda Gjonit.
Është detyrim ligjor, që ILD të kërkojë hetim për 4 mbiemrat e gjyqtares së Tiranës, Blerina Gëzim Muça; për të konstatuar se ku i ka përdorur e ku i përdor këto mbiemra. Sepse, në vendimet e gjykatës firmos me mbiemrin “Muça”, në regjistrin e ILDK është me mbiemrin Muçi, në KLGJ është me mbiemrin “Muço”; në 15 vendimet civile (pronësore-financiare) që ka pushuar e në 235 dosjet e bllokuara penale gjatë vitit 2019, ka firmosur me mbiemrin “Muçi”.
Ndërsa mbiemrin e bashkëshortit, ish-Ministër Energjie-Ekonomie e Privatizimi në ish-qeverinë “Meta 2”, e ka “Muço”, paçka se deputet është zgjedhur me mbiemrin Muça, ndërsa VKM nr.303, datë 12.05.2001 bashkë me Ilir Metën, për dhurimin e “Pallatit të Rinisë”, firmosur me mbiemrin “Muçi” për kullën e Ylli Rakipit në Bllok, ku ka një suitë të “padeklaruar” mbi supermarketin “Conad”. Kaq për sot.
Pamfleti