Yuri Kim pranon ndërhyrjen në vendimin e Gjykatës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim faktoi para shqiptarëve se ajo ka ndërhyrë në vendimin e marrë sot nga Gjykata e Tiranës, duke pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt për mosregjistrimin e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor.

Kujtojmë që lideri historik i PD, Sali Berisha denoncoi një fakt të tillë vetëm disa minuta më parë gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, ku i kërkoi ShBA-ve të mos e lejojnë ambasadoren Kim të vijojë me ndërhyrjet e saj në sistemin e drejtësisë.

Sipas legjislacionit shqiptar, asnjë nen i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nuk parashikon që një ambasador i huaj mund të ndërhyjë në proceset gjyqësor të vendit.

Kjo dëshmi e vetë ambasadores amerikane Yuri Kim e vetëdemaskon të gjithë aktivitetin e saj të paligjshëm në vendin tonë.

Reagimi:
“Nëse të “ndërhysh në procese gjyqësore” do të thotë të nxisësh gjykatësit & prokurorët të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo shtysave, të bësh të qartë se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi në Shqiperi…

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Çështja Salianji s’mbyllet, sapo ka filluar! Një gjykatës pa moral ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se s’do vrasë Fatmir Xhafën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dënimi dhe burgosja e ish deputetit demokrat, Ervin …

Leave a Reply