Paloka: Kreu i narkoregjimit po përpiqet të fshihet pas Spiropalit, por tashmë kambanat për të kanë rënë!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Edi Paloka në një konferencë për mediat nga Kryesia Kuvendit tha se, Elisa Spiropali prej më shumë se dy muajsh nuk i ka kthyer përgjigje Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit Ndërparlamentar për çështjen e përndjekjes së liderit të opozitës, Sali Berisha. Ai tha se, tregohet qartë që kjo ndodh me urdhër të Edi Ramës, i cili ka urdhëruar edhe persekutimin politik të Sali Berishës.

Deklarata

Nga 30 tetori i vitit të shkuar Unioni Ndërparlamentar (IPU), organizata më e madhe ndërkombëtare ku përfaqësohen 181 Parlamente nga e gjithë bota,  nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë të pranojë një mision faktmbledhës për çështjen e përndjekjes së liderit të opozitës Sali Berisha! Pas më shumë se dy muajsh Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka denjuar as t’i kthejë përgjigje Sekretarit të Përgjithshëm të IPU që është dhe funksionari më i lartë i Unionit! Është e qartë që kemi të bëjmë me një qëndrim politik të urdhëruar nga Edvin Rama, autori dhe ekzekutori i përndjekjes politike të Sali Berishës! Kryetarja e Parlamentit nuk do të guxonte të mbante një qëndrim të tillë ndaj Organizatës më të madhe botërore Parlamentare pa qenë urdhëruar nga shefi i saj politik.

Si anëtar i delegacionit shqiptar në IPU, unë bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit jemi thirrur në seanca pyetjesh prej Komitetit të të Drejtave të Njeriut për Parlamentarët në Unionin Ndërparlamentar! Ky komitet shqyrton me përparësi pikërisht shkeljen dhe abuzimet e rënda me të drejtat e deputeteve në gjithë shtetet e botës! Si zbatim të këtyre detyrave dhe kompetencave Komiteti ka marrë në shqyrtim dhe çështjen e shkeljes flagrante dhe persekucionit politik ndaj liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha! Në këtë kuadër Komiteti i Të Drejtave të Njeriut për Parlamentarë ka informuar Komitetin Ekzekutiv, organin më të lartë ekzekutiv te IPU, lidhur me çështjen e Sali Berishës dhe Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që të dërgojë një mision në Shqipëri për këtë çështje. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i IPU ka dërguar kërkesën e tij formale tek Elisa Spiropali e cila siç e thashë më lartë, duket se ka marrë urdhër për të injoruar këtë kërkesë!

Si anëtar i delegacionit shqiptar në IPU, dua t’ju informoj se në kaq vite është rasti i parë që IPU detyrohet të shqyrtojë një çështje që ka të bëjë me shkelje dhe abuzim të rende me të drejtat e deputeteve të një Parlamenti  evropian. Përveç disa rasteve në Rusi dhe Turqi të cilat nuk janë vende kandidate për në BE, të gjitha rastet e tjera të shkeljeve të të drejtave të deputeteve ju përkasin vendeve të Afrikës!

Pas rezolutave të njëpasnjëshme të EPP, IDU dhe ICD të cilat dënojnë ashpër narkoregjimin e Ramës dhe i japin mbështetje të plotë opozitës shqiptare dhe liderit të saj Sali Berisha në përpjekjet për rrëzimin e regjimit dhe rikthimin e demokracisë në Shqipëri, shqyrtimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nga një organizatë globale si IPU është një goditje që Rama po përpiqet ta shmangë e ta fshehë nga opinioni publik.

I mësuar për vite të tëra të blejë influenca dhe mbështetje nga Mc Gonigalët nëpër botë, tani që është demaskuar dhe është vënë në shënjestër nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtar, kreu i narkoregjimit po përpiqet të fshihet e të shmanget. Përpjekje të dëshpëruara sepse tashmë kambanat për të kanë rënë në Shqipëri e jashtë saj!

About Redaksia

Check Also

Kjo është e dashura e Safet Bajrit që bashkëpunoi në vrasje

Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së …