Tramp nuk shkoi në burg siç deklaroi Soros dhe dëshironte Rama, por u rikthye President

Nga Ndriçim KULLA

Si fillim më duhet të spjegoj se e kam ndjekur me vëmendje të thelluar ngjitjen e presidentit Tramp që në mandatin e parë të presidencës së tij. Interesin e veçante nuk ma dhuroi fakti i thjesht i një profili që vinte dhe nga bota e showbiznesit, por kërshëria ime personale që “ngjiti” brenda meje  për ta njohur më mirë këtë personazh historik që donin ta paraqisnin me tërbim si një njeri ndryshe nga çfarë ishte në të vërtetë  presidentin i parë Donald Tramp. Në fillim të mandatit  të parë unë sapo i kisha dhënë dorën e fundit librit tim studimor “Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane-një histori gjithëpërfshirëse” dhe  e ndjeja të detyrueshme  që të isha korrekt dhe  ti bashkëngjitja edhe një opinion të shkurtër kapitullit të fundit të këtij libri përbri perspektivës së ardhshme të këtyre marrëdhënieve.

Stuhia e tërbuar që kishte përfshirë  një lëvizje anti Tramp, si një përbindësh për të ardhmen e demokracisë dhe njerëzimit në rangë global, kishin qԯllim ta bënin zi të ardhmen e Amerikës   dhe marrëdhënieve të saj me botën. Mediat më të fuqishme perëndimore me një orientim liberal të theksuar liberal, pothuajse në të gjithë botën, e konsideruan Donald Tramp si një fatkeqësi të votës së zgjedhësve amerikan, ku me këtë zgjedhje i kishin hapur humnerën vetes. Kjo ishte pak a shumë  atmosfera që shtypi i cili ishte pozicionuar në krahë të së majtës radikale po ndërtonte  për presidentin e parë Tramp.

Ndërsa në Shqipëri kryeministri aktual Edi Rama bëri parashikimin më apoliptik  për prurjen e re presidenciale në SHBA, duke e cilësuar Donald Trampin një fatëkeqësi për qytetërimin në përgjithësi ndërsa po ashtu edhe marrëdhëniet  shqiptaro-amerikane i priste një fatalitet historik historikë.

Duke respektuar vetëm  ndjenjat dhe mendimet e mia të kohës, unë shkruajta me sinqeritet në librin tim ato që  mendova në atë periudhë, se  nuk kisha asnjë provë të besueshme, se presidenti amerikan do destabilizonte botën ndërsa në raport me  perspektivën e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane ato do ishin të qëndrueshme, sepse çdo politikë e mëparshme në lidhje me këto marrëdhënie ishte zhvilluar në mënyrë institucionale dhe Donald Tramp do ishte një president institucional. Këto parashikime i kam shprehur, duke besuar tek e vërteta dhe jo duke treguar se unë jam e vërteta.

E vërteta u ligjërua me prove, se Donald Tramp,  nuk u largua nga presidenca sipas skenarëve triller të trumbetuar nga mediat e majta me Xhorxh Sorosin mbizotërues për të manipuluar opinionin, duke u shoqëruar  nga forcat e sigurisë, por iku si president etik dhe madhështor, duke i lënë presidentit fitues në zyrë pusullën e shkurtër me pretendimet e tij që ata e interpretuan gjithmonë si fiksim:

“Joe ti mi vodhe votat”.

Dhe që gjithçka të vinte deri këtu ka qenë një luftë e vërtet heroike me sfida të pa besueshme për tu fituar.

Dhe mbas një kalvari të gjatë përndjekje politike, të pa përsëritshme në historinë e demokracisë perëndimore,ai u rikthye me një shembull historikë , që do ti shërbej  jo vetëm  politikës amerikane për parime të pastra  që të çojnë përpara, por  edhe me rrezatimin   një doktrinë të re politike  madhështore  për të vendosur drejtësi të vërtet dhe jo një drejtësi që të përndjek këmba- këmbës kundërshtarët politikë.

Donald Tramp nuk shkoi në burg siç deklaroi Aleksi në forumin ekonomik të Davosit një vitë pare  dhe siç dëshironte Rama poshtë rrogozit të pamjes së tij.

Ai siç po e shohim nuk është rrezik për qytetërimin, por siç e ka dëshmuar triumfalisht në të gjitha betejat që ka bërë dhe ka fituar  sot është shpresa e vetme e tërë botës demokratike edhe më gjerë sidomos në këtë degradim lidershipi dhe demokracie. Ai është e vetmja garanci e forcës së madhe që ka superfuqia globale sot,për të ndikuar realisht në rikthimin e paqes  botërore dhe prosperitetit të gjithkujt. Fitimtar, me fotografin epike të burgimit politikë të Xhorxhias  mbas së cilës  sponsorizuesi i urrejtjes dhe  kundërshtar i filozofisë politike të tij ithtari i marrosur i transgjinisë, hasharitej dhe shpërndante pamje me mesazhin e tij poshtërues nga burgu, ku që nga ky moment Donald Tramp duhej  të trajtohej si kriminel.

Populli amerikan në ndërgjegjen e tij e kishte sqaruar   mirë të vërtetën dhe bëri gjyqin e paqtë.

Truket dhe makinacionet e klikës që po formohej në Shtëpinë e  Bardhë, populli u përbrivuri gjykimin e tij të kthjelltë dhe të kulluar.

Sot liria së cilës populli amerikan i dha garancinë e vazhdimësisë ,është liri e shpresës për të gjithë popujt e botës.

Amerikanët u treguan popull në nivelin e përgjegjësisë historike  dhe ia ndërprenë rrugën në mes marrëzisë historike të rrëmbimit të lirisë dhe gjunjëzimit të demokracisë. Pra republikani Tramp u provua në mënyrë plebishitare, se nuk është një kërcënim për njerëzimin, gjithashtu nuk është një fatalitet i zi  për marrëdhëniet shqiptaro amerikane, siç pretendoi atëherë  kryeministri shqiptar ogurzi para 8 vjetësh dhe që sot është kthyer tragjikisht në një  diktator, por është promethe për të çliruar popujt nga prangat e  Zeusit që kishte lindur në Shtëpinë e Bardhë.

Siç po shihet qartë se presidenti Tramp nuk do jetë kërcënim për qytetërimin por  shpresë për paqe dhe  zhvillim.

Ai u kthye si president dhe po u jep shpresë amerikanëve  jo si një biznesmen siç duan ta profilizojnë sorroistët.

“Asnjëherë më fuqia e shtetit nuk do të përdoret si armë për kundërshtarët, diçka që e kam provuar në kurriz” – tha në fillimin e fjalimit të inaugurimit sot presidenti Tramp

Edhe fotografia e tij zyrtare e presidencës re e shprehë me qartësi këtë kauzë.

Se fundi, do te doja t’iu shprehja në këtë moment edhe një dëshire. Do te doja që në këtë epokë të re të demokracisë që lind të kishte një vazhdim, te mbarë e të mirë për Shqipërinë, një kapitull te ri te marrëdhënieve shqiptaro- amerikane në vitet në vijim, që ta përmbyllim atë kapitull të errët të këtyre viteve që krijoi Sorosi dhe beniamini i tyre në Tiranë, Edi Rama. Le të luftojmë të gjithë së bashku për një gjë të tillë.

About Redaksia

Check Also

Një “SPAKtakël” nën kujdesin e veçantë të… korrupto-krimit

Nga Gent STRAZIMIRI Nëse një qytetar apo ent i çfarëdoshëm do kërkonte ndihmë nga policia …