Si u rrëzua kërkesa e Jamarbër Malltezit nga nipi i zyrtarit të lartë të PS

Kërkesa e Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë u rrëzua nga nipi i zyrtarit të lartë të PS-së, Bujar Himçi.

Gjyqtari i Apelit Engert Pëllumbi, ka vendosur sot të mos pranojë kërkesën e Malltezit, për revokimin e masës së sigurisë.

Kundër këtij vendimi, Jamarbër Malltezi mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrtoi një ditë më parë kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjyqtari Pëllumbi nuk mori vendim, por e shtyu seancën për ditën e sotme, ku e rrëzoi kërkesën e Malltezit.

Gjyqtari Engert Pëllumbi është nipi i Bujar Himçit, një nga prokurorët e komunizmit, i cili po ashtu u emërua  zv/ministër i Brendshëm i Partisë Socialiste.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Pse Gjiknuri dhe Ahmetaj refuzuan të firmosin aferën për Aeroportin e Vlorës

Sali BERISHA Në vitin 2017 hapet një tender, në të cilin paraqiten 4 kompani të …