“A i druheni vendimit të Apelit”?, Berisha: Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë!

Një pyetje tjetër drejtuar ish-Kryeministrit Berisha sot nga gazetarët në selinë e PD, pas votimit për zgjedhjen e kreut të ri të degës nr.2, ishte: “A i druheni një vendimmarrjeje nga Apeli që rrëzon zgjedhjet që po organizoni dhe mund t’ju nxjerrë nga selia?”

“Asgjë, ky është një revolucion, ju garantoj unë ju, – deklaroi ai. – Ju keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por që në të vërtetë nuk ka qenë rënie, por angazhim total i këtyre burrave dhe grave kudo që janë në procesin zgjedhor të PD-së. Por këta sot janë në këmbë dhe të jeni të sigurtë se marshin e tyre të lirë nuk ka dhe nuk mund të ketë forcë që do ta ndalë.

Për sa i përket standartit, një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon jashtë çdo imagjinate, në një presion të tmerrshëm ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e minimumit të karakterit nuk ia lejon vetes akte të tilla.

Jam i bindur se asgjë dhe asnjë vendim …për arsye se kjo është e qartë si drita e diellit. Është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli “palë” atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë.

Shkroi ligjin, mendoj unë, në aktin më të shëmtuar të CV së saj së pari, por jo vetëm të CV së saj, të shumë…është pak më komplekse. Sidoqoftë, ky revolucion nuk ndalet nga asgjë”!

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply