Berisha çan izolimin ndërkombëtar Rama-Soros nga Gjermania dhe ecën drejt fitores së zgjedhjeve

“RD”

Prej më shumë se tre vitesh Rama dhe Soros ngritën një mur izolimi ndaj Sali Berishës duke e njollosur atë me akuza të rreme që kulmuan me shpalljen “non grata” nga vartësi i Soros në Departametin e Shtetit, Blinken.

Fitorja e Trump në zgjedhjet Presideniale amerikane u pasua me lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak. Kjo u pasua nga tre deklarata të forta ndërkombëtare të partive simotra të Pd në arenën ndërkombëtare ku dënohej regjimi i Ramës.

Rama i lutej përmes një letre të dërguar kreut të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber që të mos pranonin tekstin e rezolutës së paraqitur nga PD ku dënohej regjimi i tij.

“I dashur Manfred,

Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë mirë. Siç e dini, Shqipëria ka nisur bisedimet e anëtarësimit dhe ka marrë vlerësime dhe mbështetje, kryesisht për shkak të reformës së saj në drejtësi dhe progresit të prekshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ju shkruaj sepse më ka rënë në sy se Partia Demokratike e Shqipërisë – lideri i së cilës është në listën e zezë të SHBA-së dhe i paditur për korrupsion nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit – ka paraqitur në Kuvendin tuaj një projekt-rezolutë, e cila përfshin të gjitha propagandat antiqeveritare te bërë me akuza dhe gënjeshtra të pabaza.

Është e vetëkuptueshme që nëse EPP lejon që kjo të vazhdojë, jo vetëm që ajo parti do të dështojë më tej të reformojë veten, por gjithashtu do të thellojë rrugën e saj të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës.

Do ta vlerësoja shumë nëse do ta shqyrtonit këtë çështje.

I juaji me të vërtetë, Edi Rama” i shkruante Rama, Weber.  letra shërbeu i letër higjenike për Popullorët Europianë, të cilët pas disa vite heshtje dolën me deklaratë të fortë në mbështetje të PD të drejtuar nga Sali Berisha.

Izolimi është çarë dhe tani Beisha ftohet të marrë pjesë në Kongresin e Partisë më të madhe në Europë të djathtë CDU në Gjermani. Berisha pritet të udhëtojë drejt Berlinit ku do të ketë edhe takim me personalitete të politikës gjermane.

Investimi i parave të pista të Ramës fillimisht për të shkatërruar PD, pastaj për ta marë nën kontroll me pengun e tij Basha dhe së fundi izolimi i saj tek komuniteti ndërkombëtar kanë dështuar dhe tani Berisha po shtron rrugën e fitores të zgjedhjeve të 11 majit.

 

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …