Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.
“Së shpejti “La Piovra 3”!”, shkruan Çim Peka krahas një fotoje të një interviste të mëparshme me Arben Ahmetajn.
Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.
Me një postim në rrjetet sociale, gazetari Peka shkruan se, kush do fakte të presën ditën e sotme në orën 20:45 për intervistën e 3-të të ish-zëvendësit të Edi Ramës, njeriut më të besuar të këtij të fundit, për vite me radhë.