Tritan SHEHU
Rama, ne shkelje te Kushyetutes sjell automjete represioni, uje hedhese dhe zhurme shperndarese!
Sot nje avion ushtarak transporti, pra shteteror, Airbus A400M Atlas shkarkoi ne Rinas makina uje hedhese dhe zhurme shperndarese me destinacion goditjen e qytetareve protestues.
Se pari Kryeministri duhet te skjaroje nga cili vend dergohen keto mjete represioni.
Se dyti keto mjete per disa nga cilesite e tyre demtuese mbi ambjentin e shendetin, nuk lejohet te perdoren ne vendet e BE.
Se treti ne baze te ciles mareveshje nder shteterore ndodh kjo, transporti u krye me mjete shteterore, pra kemi te bejme me shkembim shteteror.
Kuvendi i Shqiperise e as Komisioni i Jashtem nuk ka miratuar asgje te tille, aq me shume kur behet fjale per nje periudhe protestash te gjera popullore.
Per rjedhoje kemi te bejme me nje shkelje te rende ligjore nga Qeveria e Shqiperise, por qe nuk le jashte pergjegjesise dhe shtetin dergues.
Me kete rast u bej thirje te gjithe Kolegeve deputete te vendeve tona mike e partnere, te kundershtojne dergimin drejt Shqiperise te mjeteve, instrumentave, makinerive, armatimeve etj, qe mund perdoren per te goditur protestuesit, zerin e demokracise e lirite themelore.
Cdo veprim i kundert do te jete nje ndihme per nje rregjim represiv, autokratik, qe kerkon te shtype ne dhune cdo levizje demokratike, cdo perpjekje per t’i thene jo korrupsionit e arbitraritetit.
Ne lidhje me kete shkelje te rende ligjore, transparence dhe te maredhenieve nderkombetare, duhet te shprehet edhe Kuvendi i Shqiperise!
Gazeta RD