Dhuna ndaj të rinjve/ Polici refuzon urdhrat e eprorit dhe përplaset me të: Mos më bëj si gjeneral brigade

Në protestën e sotme është shënuar edhe një incident.

Dy policë janë përplasur me njëri-tjetrin verbalisht në mënyrë të ashpër.

Efektivi që duket të jetë epror i drejtohet policit: “Mirë ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu vëllai”.

Polici, që duket se refuzon urdhrat i kthehet “O vëllai mos më fol mua herë tjetër ashtu se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”.

 

 

Përgjigja e eprorit ishte e ashpër “Të erdhi gjynah ty, ik e shoqëroji nëpër shtëpi”.

Por efektivi ia ktheu sërish “Mos na bëj gjeneral brigade, po ik andej”.

Debati mes efektivëve zhvillohet me tone tepër të larta dhe dëgjohet dhe nga qytetarët që ishin të pranishëm në ato momente.

About Redaksia

Check Also

Fundi i bushtrës në qeveri/ Sjell automjetet zhurmë shpërndarëse nga frika e fundit të tmerrshëm

Tritan SHEHU Rama, ne shkelje te Kushyetutes sjell automjete represioni, uje hedhese dhe zhurme shperndarese! …