Pse SPAK nuk shkon te hoteli në Itali të vërtetojë akuzat e Ahmetajt për Ramën?

Analisti Andi Bushati sulmoi ashpër SPAK-un pse nuk reagon për akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për Ramën dhe qeverinë e tij, dhënë në një emision televiziv.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati theksoi se, SPAK-u duhet të shkojë te hoteli i përmendur nga Ahmetaj në Itali dhe të vërtetëojë akuzat e tij.

Bushati: Arben Ahmetaj që bëri denoncim se një njeri i paguan Ramës 10 mijë euro në javë Ramës, por të kishte SPAK merrte çarter dhe shkonte atje te hoteli në Itali, te detoksi dhe na thoshte o është e vërtetë ose jo. SPAK merr dëshmitë e Idajet Beqirit, por të të ish-zv/kryeministrit.

Ish-zv/kryeministri i këtij vendi që Edi Rama e ka lënë për 10 vite në atë post. Ne nuk e kishim te SPAK, e kishim te Arben Ahmetaj.

Po ai Dumani, ai i penduari i drejtësisë, çfarë është? Vrasës është edhe ai, po SPAK e merr parasysh. Kurse zv/kryeministrin e këtij vendi, SPAK nuk e merr parasysh.

Edi Rama mund të mos ketë qenë fare atje ku thotë Ahmetaj, mund të ketë harxhuar, 3 mijë apo 5 mijë euro, por unë them se, Rama na ka servirur për 10 vjet Ahmetajn, por SPAK në këtë moment që ka vënë standard që i thotë Berishës pse të ka paguar vajza pushimet, duhet të shkojë atje ta vërtetojë.

About Redaksia

Check Also

Pasi përzuri shqiptarët, Rama mbush tregun me të huaj! Rekord punësimi

Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë …