Arratiset një i dënuar nga burgu i Shënkollit

Personi që shihni në foton e mësipërme është shtetasi Daut Laze, i cili u arratis gjatë natës së kaluar nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje, teksa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ende nuk dihen rrethanat se si Daut Laze ka arritur gjatë natës të arratiset nga burgu. Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të arratisjes.

About Redaksia

Check Also

Frika nga protesta/ Qeveria mblidhet në ilegalitet në fshatin Sos

Teksa kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, kishte njoftuar një mbledhje me socialistët dhe …