Gjekmarkaj në Itali: Më 11 maj diaspora do të ngrihet në lartësinë e momentit historik!

Drejtues të PD kanë zhvilluar një takim me emigrantët në qytetin Marino, pranë Romës. Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj i pranishëm në takim njofton përmes një shënimi në facebook se, “qytetarë dinjitozë në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!”.

Postimi

Një takim mbresëlënës së bashku me z.Bardhok Doda, Koordinator i PD-së për Italinë, z.Aleks Gjonajn, Kryetar i PD-së për Marinon, z. Dritan Beqirin, Kryetar i PD-së për Viterbon, me komunitetin e lezhjanëve e të Malësisë së Madhe në qytetin historik te Marinos pranë Romës!

Të gjithë me një dëshirë për të kontribuar për ndryshimin si akt dashurie e përgjegjësie për vendin tonë!

Qytetarë dinjitoz në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!

Pasardhës të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Prek Calit, Llesh Marashit e shumë të tjerëve patriotë shqiptarë që luftuan e u sakrifikuan për vlera e virtyte, për patriotizëm, e mbi të gjitha, për Shqipërinë që nuk mund të pranojnë që vendi, të shkretohet, që populli i saj të jetë i gjithi diasporë nga qeverisja e keqe socialiste dhe shefi i saj kaq i akuzuar Edi Rama, që prindërit e tyre të zhyten në mjerimin e pensioneve të vjedhura nga skandalet e shumta!

Ndonëse procedurat e regjistrimit në KQZ janë shndërruar në kalvar e refuzime pa shkak, duke patur të gjithë dokumentet në rregull secili prej tyre shprehu gatishmëri për të insistuar dhe votuar PD!

Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore.

About Redaksia

Check Also

Trump: FBI një institucion i korruptuar që u përdor si armë kundër kundërshtarëve politikë

Presidenti Trump ka sulmuar FBI duke e konsideruar atë një institucion të korruptuar që është …