Berisha në Gjermani me kryebashkiakun e Berlinit dhe ish-presidentin ukrainas

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i pranishëm në Kongresin e CDU-së gjermane, postoi të tjera foto nga takimet e tij.

Këtë herë, Berisha bëri me dije se është takuar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko dhe me kryebashkiakun e Berlinit, Kai Wegner.

“Dje në Kongresin e CDU-së me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner”, shkruan Berisha.

Më herët Berisha njoftoi se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU.

Kurse dje, ai u takua me kryetarin e CDU, Friedrich Merz.

About Redaksia

Check Also

Punonjësit e Bashkisë mbidhen sërish para Gjykates

Teksa ka nisur në orën 13.30, seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, …