Trump: FBI një institucion i korruptuar që u përdor si armë kundër kundërshtarëve politikë

Presidenti Trump ka sulmuar FBI duke e konsideruar atë një institucion të korruptuar që është përdorur si armë kundër kundërshtarëve politikë. Trump i bëri komentet nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë. “Edhe unë jam një viktimë e vërtetë e këtij institucioni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Unë arrita ta mund, por njerëz të tjerë janë trajtuar në mënyrë të tmerrshme. Reputacioni që kishte FBI ishte i mirë, por ky reputacion është dëmtuar rëndë ashtu si dhe ai i Departamentit të Drejtësisë. Shikoni çfarë kanë bërë duke e përdorur drejtësinë si armë kundër kundërshtarëve politikë. Kujt do ja merrte mendja se FBI do të korruptohej ashtu si u korruptua “, tha Trump.

Një nga rastet më skandaloze të korruptimit të FBI dhe të provuara tashmë nga drejtësia amerikane është korruptimi i McGonigal nga Rama dhe që e përdori atë kundër PD dhe Sali Berishës.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Me miken e shquar timen dhe të shqiptarëve, Doris Pack

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar foto nga takimet me personalitete gjermane dhe …