Bardhi në SHBA: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof.

Kjo është vizita e parë e një delegacioni shqiptar në Departamentin e Shtetit pas ndryshimeve në qeverisjen në SHBA dhe ardhjes në krye të Presidencës të Donald Tramp dhe në DASH të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Postimi i plotë

Në Departamentin Amerikan të Shtetit

Gjatë vizitës në Ëashigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

 

© SYRI.net

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …