Rama nuk ka parë gjë akoma nga Presidenti Trump!

Nga Hyqmet ZANE

Shqiptarët do e shohin tragjikomedinë e qeverisjes sorriste 

Vite më parë nga foltorja e Parlamentit kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës “Nuk keni parë gjë akoma”. Ishte përgjigje ndaj kundërshtimeve që kishte grupi parlamentar ndaj veprimeve dhe sjelljeve të këtij njeriu në krye të qeverisjes. Gjithkush bëri çudi se çfarë veprimesh dhe ligësishë do të prisnin ata të PartisëDemokratike dhe të tjerë nga mendja e Edi Ramës. Në një formëa në një tjetër vit pas viti pamë dhe kup[tuam se kryeministri kishte të drejtë se çfarë nuk i ndodhi opozitës në tërësi dhe PD në veçanti dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Janë një listë e gjatë veprash antidemokratieke që ka pësuar opozita deri tek burgosjet politike të liderit të PD Sali Berisha, kryetarit LRI dhe ish presidentit Ilir Meta apo burgosjet e Ervin Saljanit dheJamarbër Malltezit etj.

Kishte të drejtë kryeministri Edi Rama sepse ai kishte njëmëbshtetje nga lobisti multimiliarderi Soros bashkë me djalin e tij Aleksandrin, që së fundit u pa edh enë Davos në një foto bashkë. Çfarë epitetesh nuk janë përdorur nga kryeministri Rama dhe sahanlëpirësit e tij si Taulant Balla dhe patronazhistët e rilindjes. Shpata e padrejtësisë së SPAK binte mbi kokat e opozitarëve pa mëshirë kohë pas kohe sipas porosive që jepte kryeministri që çfarë thoshte sot ai, e zbatonte prokuroria speciale. U përdor edhe Lulzim Basha si njeriu që pas atij takimit misterioz me Edin më maj 2017 që bëri lëmsh PD dhe demokratët.

Kulmi ishte kur në zgjedhjet e Amerikës më 2020 kryeministri Rama foli e çfarë nuk foli duke e etiketuar kandidatin Trump si fatkeqësi botërore edhe për Shqipërinë. Në bashkëpunim me ambasadorët Donald Lu dhe Yri Kim përdori penalizimin e opozitës dhe liderit të opozitës deri në thënien që demokratët do hanë bar. Ishin porosi që nga Amerika e Sorosit dhe që do zbatoheshin nga ambasada e e tyre në Shqipëri. Ikën 4 vjet dhe ja ku u kthye Donalr Trump fuqishëm dhe i fitoi të gjitha nivelet e qeverisjes dhe pa nisur mirë punën, ai mori vendimet drastike për të vënë drejtësi.

E kemi dëgjuar me za e figurë Trump se çfarë urdhërash ka firmosur dhe që do të kërkojë llogari për zbatimin e tyre. nëShqipëri kemi dy pamje : asnjë urim nga kryeministri Rama për fitoren e Trump dhe një heshtje totale, përkundër etuziazmit tëligjshëm të demorkatrëve dhe gjithë shqiptarëve që bësojnë tek Amerika se do të bëhet drejtësi dhe Ramës do i tërhiqet veshi. Por kjo është më e pakta se duket sikur me fjalët e tij presidenti amerikan i thotë botës dhe shqiptatëve “nuk keni parë gjëakoma”. Ndoshta ky do të jetë teatrei i shoqëruar me tragjikomedinë e aktorëve sorristë.

As në ambasadën amerikane nuk ka za fare, shkrueht e thuhet keq për ambasadoren Kim nga gazetarë të njohur amerikanë. Çfarë nuk ka bërë kryeministri me qeverisjen e tij, ka vjedhur e vazhdon të vjedhë pasurinë kombëtare dhe popullin e tij dhe ambasada e amerikane e “Sorosit” në Shqipëri ka heshtur dhe nuk ka asnjë denoncim. Edhe për skandalin McGonigal qëtronditi Amerikën, nuk i bëri syri tërr Edi Ramës dhe ambasadës se ndodhi para zgjedhjes së Donald Trump. Tani ka heshtje, sepse mendojnë se nuk e dinë se çfarë do të shohin që do bëhet se “nuk kanë parë gjë akoma”.

Gjithëçka po duket në mbështetjen e diasporës për PartinëDemokratike se po e kuptojnë që kostumi i kryeministrit ështëzverdhur dhe po rripet dhe një ditë do të zhvishet fare dhe shqiptarët po ndërgjegjësohen dhe duan ta shohin të vërtetën nësy. Ajo e ashtuquajtura Drejtësia e imponuar nga Sorosi përmes ambasadorit Lu në Shqipëri do të zbehet se do të duhet tëndalojnë subvencionimet epër një drejtësi të kapur nga filozofia marksiste e së majtës për të bërë persekutim demokracisë si njëluftë klasash e diktaturës siç ka bërë deri tani Edi Rama.

“Nuk keni parë gjë akoma” i tha Edi Rama opozitës. Porse tani në vitin 2025 po i thotë Trump Ramës “nuk ke parë mgjë akoma” se ke llogari të hapura me Amerikën për lobingjet antidemokratike që ke bërë deri në Amerikë me “non gatat” e tua dhe me bashkëpunimet me armiqtë e shqiptarëve kundër demorkacisë së një vendi. Ndaj edhe lideri i opozitës prof. dr. Sali Berisha përsërit shpesh “është rradha jonë” jo për hakmarrje por për tu kthyer shqiptrëve drejtësinë e ëndërruar dhe jo drejtësinë e luftës kundër kundërshtarëve.

Në çdo sektor të zhvillimeve në shoqërinë shqiptare sipas fiolozofisë sorriste të kryeministrit Rama me orientim nga lartë i thuhej popullit se po shkonim “nga fitorja në fitorje” siç thoshte “shoku” Enver. Përfuindimi ishte diktaturë 45 vjet dhe nga lufta për një Shqipëri e lirë dhe demokratike u bë një Shqipëri e izoluar dhe diktatoriale. Kurse kjo shrpehja “nuk keni parë gjë akoma” shkaktoi një dëm që iu bë pasurisë kombëtare që u vodh me oligarkë si investitorë strtategjikë dhe nga ministra e kryebashkiakë.

Dëmi i madh është i shumënashëm si në arsimin kombëtar me progame jo shqiptare, dëmi i është bërë funksionit të administratës së korruptuar në detaje, u varfërua familja, u shpërngulën rinia për në vendet e botës, u bë një shëndetësi formale falas, por që u kripte kokën pacientëve dhe në dëm të shëndetit të popullit me sterilizime dhe bërjen e analizave me emrin “çekap”, çfarë nuk i është bërë bërë bujqësisë dhe fermerëve që iua lanë prodhimet stok se prodhimet bujqësore duhet të importoheshin nga Serbia dhe greqia e sa e sa të tjera të njohura tashmë në këtë vend me një mbështetje soriste ku popullsia pakësohet dhe plakja ka kapluar shoqërinë shqiptare.. Epilog Thuhet fjala se “gjalmi e di se çfarë mban thesi brenda”.

Ky është thesi i madh i bëmave të një kryeministri që kërkon të shesë patriotizëm për të mashturar përsëri dhe thotë “inshallah e hanë shqiptarët edhe ata të “diasporës” së autobuzave nga Shqipëria, se ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ngrënë sapunin për djath. Kështu bëri Enver diktatori, kështu po bën edhe Edi sharlatani. Ndoshta Gustav Le Bon nuk e kishte për Edin kur ka thënë se “Turmat nuk kane pasur kurre etje per drejtesi. Kush i ngop ata me iluzione, behet kryetar i tyre. Ai qe ua shkaterron iluzionet, behet viktima e tyre”.. Gjithësesi Donald Trump po thotë me zë e figurë “Nuk keni parë gjë akoma” se kështu ka thënë Edi Rama që nuk më donte mua dhe më pa si fatkeqësi botërore.

About Redaksia

Check Also

“11 Maj 2025, misioni i shenjtë i shqiptarëve”!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj Në pamundësi t’ju përgjigjem emër për emër, dëshiroj që të falënderoj …