Sociopathi… që i ka marrë Shqipërisë dritën e syve!

Nga Iva V.GRILLO

Në 2013, tek jetoja jashtë në një bisedë telefonike me babain tim, e pyes si dolën zgjedhjet.

Mu përgjigj i ngrysur: “rotacioni ndodhi rregullisht por kanë zgjedhur një sociopath të provuar, pa asnjë shtyllë morali”

Tentativës time për t’a kaluar këtë koment duke i thënë që nëse nuk qeveris mirë mos e votoni herën tjetër, iu përgjigj edhe më i zymtë: “nuk i lihen timoni e frenat e shtetit një njeriu pa din e pa iman. A do t’ia lije në familje kujdesin për fëmijët e tu një sociopathi- ashtu duhet menduar dhe për kreun e shtetit?”

Shumë vite kanë kaluar e tani që shoh që një pjesë e madhe e fëmijëve të Shqipërisë janë përzënë e ata që janë brenda terrorizohen e sakatohen nga një kryeministër që duhet të jetë para drejtësisë e nën shërbim mjekësor të shëndetit mendor, e kujtoj shpesh atë moment e atë pyetje…

Sociopathi i ka marrë Shqipërisë dritën e syve…njësoj si plumbi i shtetit të tij policor i mori dritën e syrit djalit të ri sot.

Nuk ka fund të lumtur me një sociopath…

Nuk ka paqe me Edi Ramën.

About Redaksia

Check Also

Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!

Nga Kim Mehmeti Piktori e ka kuptuar se i ka mbetur vetëm edhe një rrugë …