Berisha: Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Tirana përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë.

Në një dalje për mediat nga selia blu, pas dhunës brutale policore ndaj protestuesve, ku humbi shikimin dhe një i ri, Berisha tha se forcat ‘Shqiponja’ nën diktatin e Edi Ramës, do të përgjigjen para ligjit.

Berisha: Jo vetëm do shkrihet, jo vetëm do shkrihet si shërbim, por në absolute, secili prej jush do të procedohet mbi bazën e veprës penale që ka kryer. Sjellje të paimagjinueshme’, u shpreh Berisha.

Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë.

Gjatë ditës dhe sonte narkobanditë me uniformë të ‘Shqiponjave’ dhe ‘RENEA-s’ kanë ushtruar një dhunë të paparë ndaj protestuesve paqësorë.

Kanë qëlluar me mjete zjarri në shkelje të plotë të rregullave të përdorimit të armëve që përdorin.

Erjon Vishkurti humbi syrin. I diplomuar në gazetari, ndërkohë që në absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm ndaj askujt.

Në sy u plagos një protestuese paqësore tjetër, mbi vetull u godit me plumb një protestues tjetër, në abdomen me plumb, që duhet heq në operacion.

Akte barbare.

40 vjeçari Lorenco Bezani u shkelmua barbarisht në kokë e trupi në kënd, pa asnjë akt, nuk kryente asnjë akt dhune.

Dhjetëra e dhjetëra të tjerë janë torturuar, terrorizuar dhe janë marrë përdhunisht në komisariate, njerëz që s’kanë pasë asnjë lidhje me protestën.

Unë sot këtu, dua t’i informoj shqiptarët se në mënyrë të përsëritur, banditë të droguar me uniformë ngacmojnë në makinat e tyre seksualisht vajzat që marrin. Për të mos thënë jo vetëm vajzat.

Horra si ata nuk ka Shqipëria.

Unë i garantoj shqiponjat e Edi Ramës, banditë të Edi Ramës, shqiponja apo çfarëdo jenë, se akti i parë i përmbysjes, i largimit të padronit të tyre, ato një për një do të përgjigjen para ligjit për krime të shëmtuara.

Për krime, ju e keni marrë vesh, arrestimet e paligjshme me dhjetëra, dhjetëra e dhjetëra.

Një bandë e droguar që beson se do mund të mbajë në pushtet kreun e organizatës kriminale të Shqipërisë.

Jo vetëm do shkrihet, jo vetëm do shkrihet si shërbim, por në absolute, secili prej jush do të procedohet mbi bazën e veprës penale që ka kryer. Sjellje të paimagjinueshme.

About Redaksia

Check Also

Binomi Bela-Hitaj/ Dalin emrat e kriminelëve në polici që marrin shpërblimet për masakrimin e rinisë

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë …