Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më 19 tetor 2026, në bazë të protestave të dhunshme që po ndodhin në Tiranë. Me ndryshimet e reja, numri i përfituesve rritet nga 2,750 në 2,821 punonjës.
Paralelisht me rritjen e numrit të përfituesve, shtohet edhe fondi financiar i parashikuar për shpërblimin. Nga 740,080,000 lekë që ishte përcaktuar fillimisht, fondi arrin në 759,187,520 lekë.
Ndërkohë dalin emrat e parë të policëve që kanë marrë shpërblim për masakrën ndaj rinisë shqiptare në protestat e studentëve. Ajo që bie në sy në këtë listë është se në krye të përfituesve janë narkopolicët e Ballukut dhe Hitajt nga policia e Fierit. Të gjithë fundin do ta kenë në burg.
Gazeta RD