Albi Rakipi, SYRI TV: Zoti Berisha, ju i bëtë thirrje Prokurorisë për të nisur hetime mbi atë se çfarë ka ndodhur në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit të paktën përgjatë 12 ditëve të fundit. A do të ndërmarrë Partia Demokratike hapa ligjorë për zbardhjen e plagosjeve nga më të rëndat dhe ndëshkimin e autorëve?
Sali Berisha: Absolutisht ta dini, ky proces ka filluar.
Dhe unë prapë sot i bëj thirrje Prokurorisë të bëjë detyrën.
Shikoni, ju keni parë me dhjetëra, dhjetëra, dhjetëra studentë të torturuar, të lënduar rëndë, të thyer kockash, të çarë balli, të nxjerrë syri.
Keni parë akte çnjerëzore saqë e vështirë për shqiptarët të dinin nëse janë shqiptarë këto qenie jo njerëzore apo janë mercenarë të importuar.
Pra ne, sigurisht që do bëjmë gjithçka për vendosjen para ligjit. Sikundër i garantoj se Edi Ramën nuk do mund ta mbajnë kurrë në pushtet. Edi Rama ka marrë fund. Ai është kryetari i një organizate të tmerrshme kriminale. Dhe ata do shkojnë pas tij pastaj, do të gjykohen secili për veprën penale që ka kryer.
Të marrin ato 250 euro po absolutisht do i paguajnë, do i paguajnë shumë, shumë shtrenjtë.
Gazeta RD