Ditët e ardhshme mund të jenë të vështira për ish ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fakte dhe prova të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aferat e saj korruptive në Tiranë. Janë gjurmuar paratë e aferës së dy anijeve tec që i kanë kushtuar shqiptarëve jo pak, por plot 64 milionë dollarë pa u vënë asnjëherë në punë. Në sajë të këtij gjurmimi janë evidentuar fakte skandaloze në lidhje me këtë aferë korrupsioni ku është e përfshirë direkt ish-Ambasadorja Yuri Kim.
Edhe ministrja Balluku e përfshirë në këtë afere duke dashur të shpëtojë veten pak javë më parë nxori zbuluar Yuri Kim nga kjo aferë skandaloze.
Kur është pyetur për kontratën e majme prej 64 milion dollarësh që paguan shteti shqiptar për këto dy tece, Belinda Balluku u mbrojt duke përmendur këshillat e ish ambasadores amerikane Juri Kim.
“Ka qenë diçka që së bashku me ambasadoren Kim kam punuar shumë për t’i pasur këto Tec-e lundruese” u shpreh Balluku disa muaj më parë, duke shtuar se “nëse nuk do të kishim pasur ndihmën e Departamentit Amerikan të Energjisë, nuk do t’i kishim marrë dot kurrë”.
Ekspertët kanë llogaritur se anijet-gjeneratorë do të kushtonin më pak, nëse do të ishin blerë. Nëse në total, për qiranë do të paguhet 64 milion dollarë, për blerjen e tyre do të paguheshin dhjetëra milionë më pak.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) i paguan çdo ditë 60.000 dollarë qira shoqërisë amerikane Excelerate Energy për dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë e që kanë mbërritur vitin e shkuar, por që nuk janë akoma as testuar.
KESH i paguan 30.000 dollarë të tjerë në ditë shoqërisë italiane Renco për furnizimin e shërbimit të energjisë elektrike të gjeneruar nga dy TEC-et lundruese të cilët ndezën motorat por nuk ka njoftim për prodhim. Për shkak se asnjë kompani shqiptare nuk plotësonte asnjë kriter, sipas burimeve ka qenë vet shteti që e ka importuar lëndën djegëse.
Edhe për mbërritjen e lëndës djegëse nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar ndërkohë që nuk ka ende asnjë njoftim mbi vendosjen në punë të këtyre mjeteve të kontestuara, por sot është hedhur dritë edhe në lidhje me këtë aferë korruptive.