Zv.Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë merr si shembull korrupsioni të USAID, Shqipërinë

Rob KORE

Dje degjova intervistën e Stephen Miller, zëvendës shef i stafit të Shtepise së Bardhë.

Foli gjatë dhe konkretisht me shembuj për korrupsionin e madh të USAID.

Duke ditur se USAID ka misione në mbi 100 vende të botes, duke filluar nga Afrika, Amerika Latine, Azia, Lindja e mesme dhe Europa Lindore, ishte e cuditshme se i vetmi vend që ai mori si shembull ishte Shqiperia.

“‘Fuqia e butë’ është alamet eufemizmi për financimin e studimeve gjinore në Shqipëri”, shkruan në median sociale “X”, Stephen Miller, zëvendës shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë për Politikë dhe këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Cfarë paska kaq të madhe kjo Shqipëria e vogel, që përmendet në median amerikane sa herë që akuzohet Soros?

Sa e thellë është ajo pjesa 6/7 e ajsbergut të Sorosit në Shqipëri, që ne nuk e dimë akoma?

Dy pyetje nga fotot e Ramës dhe Veliajt me Soros.

1-Edi Rama është një sharlatan që nuk njeh as nënë as babë.

Ai ka blere pushtetin e tij duke paguar miliona, por ajo qe eshte e cuditshme është, cfarë nevoje ka një billioner si Soros të bëjë një foto të tillë me Ramën?

2-Erion Veliaj u thirr 2-3 here në SPAK, u kontrollua edhe shtëpia e tij, u publikuan 4 akuzat që rendojnë mbi të.

Akuza shumë të rënda ku nuk duhet të kishte asnjë hezitim për arrestimin e tij.

Ndërkohe ai shkon në Neë York, leshon një deklaratë qëandej gjoja për Berishën, por që në fakt ishte një kërcënim i tipit mafioz për Ramën, vjen nga New York dhe nuk ndodh asgjë, vazhdon dhe “mbjell” peme.

Si u lejua te dali jashte Shqiperise dhe ke takoi ne New York?

 

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra e frikshme, media amerikane: Soros mori nga USAID, 260 milionë dollarë

“The National Pulse” Instituti i lidhur me Soros mori 260 milionë dollarë nga USAID. Lëvizjet …