Kryetari FRPD: Sot të gjithë në shesh kundër këtij Narkoshteti!

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka bërë thirrje për pjesmarrje masive në protestën e ditës së sotme para Kryeministrisë.

Xhaferri shkruan se, nga Amerika Shqipërinë e cilësojnë Narkoshtet dhe kur amerikanët flasin për Narkoshtet i referohen Hondurasit, ish President i të cilit, Juan Orlando Hernández, u dënua në SHBA për trafik ndërkombëtar droge.

Reagim Kryetari FRPD

Në Amerikë Shqipëria është ekspozuar si koloni e SOROS dhe institucionet atje janë vënë në lëvizje për desoroizimin e Shqipërisë dhe veçanërisht të sistemit tonë të drejtësisë, tashmë i ekspozuar si një mashë e partisë socialiste që kërkon të certifikojë Narkosulltanatin e Edi Ramës.

Nga Amerika Shqipërinë e cilësojnë Narkoshtet dhe kur amerikanët flasin për Narkoshtet i referohen Hondurasit, ish President i të cilit, Juan Orlando Hernández, u dënua në SHBA për trafik ndërkombëtar droge.

Në Amerike janë të qartë se Edi Rama është kreu i një Narkoshteti që korruptoi një zyrtar të FBI dhe herët e vonë do ketë fatin e Noriegës dhe Hernández.

Po sot është radha jonë të jemi në shesh kundër këtij Narkoshteti, ndaj sot në orën 17:00 të gjithë të jemi para Kryeministrisë, për vete për familjet dhe për Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Mbyllja e Tik-Tokut një agjendë e pastër sorosiane

Nga Ndriçim KULLA Këtu në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë koha ecën ndryshe nga koha e lirisë …