Nga Eliona SHKRELI
Ndërkohë që prezantonin projekte imagjinare për Shkodrën, Ramës i ‘mbeti në fyt’ rrena e investimeve strategjike nga lajmi i arrestimit më të bujshëm në politikën shqiptare të kohëve të sotme, Erion Veliajt.
Rama u nis direkt për në Tiranë duke anulluar të gjitha takimet që do zhvillonte në Shkodër ndërsa Benetin e la’ në mes të rrugës mes frikës se fati i Veliajt e pret shumë shpejt edhe Becin vetë.
Ndërsa ‘hapeshin’ si çlirues nëpër rrugët e Shkodrës, fadromat dhe policia bënin kërdinë në shembje objektesh duke shkatërruar bizneset e duke lënë pa punë dhjetra punëtorë.
Rilindasit e sotëm në fakt nuk dinë të ndërtojnë, dinë vetëm të shkatërrojnë si paraardhësit e tyre komunistë!
Benet Becit iu tha’ ‘pështyma në fyt’, jo se iu dhimbs homologu i tij tiranas Veliaj, porse e di mirë se çfarë e pret edhe atë. Tenderat korruptivë dhe lekët e fituara duke vjedhur taksapaguesit shqiptarë do e çojnë shumë shpejt drejt arrestit (gojët e liga thonë se mandati i është prerë edhe atij).
Rama dhe Beci, dyshja e urryeshme për Shkodrën, shëtitën e brodhën dje nëpër gropa fasadë që kanë hapur nëpër Shkodër. Pavarësisht mobilizimit, presioneve, kërcënimeve me vënde pune, të dy e dinë fort mirë se për ta janë ditët e fundit në pushtet. Vjedhjet dhe korrupsioni kanë arritur majat dhe pas majës ka një rënie.
Fati politik i Ramës dhe Becit dihet tashmë… Të dy e kanë vëndin atje ku ata çuan liderë dhe deputetë të opozitës. Qelitë VIP të burgut do jenë destinacioni i ‘gjyqit të fundit’ për ta, pas gjithë mjerimit që i sollën këtij populli, kudo që shkelën me këmbët e tyre.
Për Shqipërinë fillon një erë e re….
Amerika dje foli dhe menjëherë pas mesazheve amerikane, u arrestua një ndër politikanët më të fuqishëm shqiptar, kryebashkiaku Tiranas.
Tashmë të gjithë rilindasit e dinë se drejtësia do jetë e pamëshirshme ndaj tyre, sepse Amerika foli… foli qartë dhe pastër që t’a kuptonin edhe ata që s’duan t’a kuptojnë.
Rama, Beneti and CO janë në ‘grrahmat’ e fundit të pushtetit të tyre, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt çlirimit dhe shpresës!
11 maji do jetë ‘gjyqi final’ i kopesë rilindase. Me 11 Maj Partia Demokratike merr në dorë fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të ndryshuar këtë mjerim të zymtë të 12 vjetëve pushtet nga Rilindasit hajdutë dhe për të ngjallur shpresë, besim dhe mirëqënie për të gjithë shqiptarët.
Me 11 maj fiton Shqipëria!
Me 11 maj fiton Shkodra!
Me 11 maj fiton Partia Demokratike!