Pjesë nga reagimi i gazetarit të Rames, Mero
Procesi i hetimeve ndaj Erion Veliaj ka qenë një sagë e gjatë e intrigave personale dhe familjare, në disa raste me metoda të ngjashme me kohët e shkuara. Prokurori i çështjes dhe agjentët e BKH në atë proces kanë intimiduar artistë dhe bashkëpunëtorë të fondacionit me shantazhe personale, deri edhe në jetën private, duke gërmuar nëpër telefonat e tyre dhe duke krijuar një klimë paligjshmërie në prodhimin e fakteve që iu duhej për të ilustruar një akuzë që e kishin shkruar më parë.
Shpresoj që procesi gjyqësor të qartësojë historinë e shantazheve personale dhe familjare dhe të shërbejë për te hedhur poshtë, një standard hetimi politik. Ky standard ka nxjerrë në pah komplekset e tyre ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve, presione, të cilat duket se kanë funksionuar.
Sot, SPAK nuk ka hyrë në zyrat e Bashkisë për të arrestuar Erion Veliajn, por ka hyrë në fushatë elektorale bashkë me Sali Berishën. Edhe ai sot e çeli me një lobist që ka çmimin prej 20 milion dollarë, për të treguar se “nuk ka vjedhur kurrë në jetë.”
Sidoqoftë, kur të dalë nga kjo fushatë, e sigurtë është që drejtësia jopolitike, për të cilën u luftua, tashmë ka vdekur. Kështu, si palë politike, kemi pasur drejtësi edhe më parë, madje më profesionale se kjo, por nuk i duhej askujt, përveç atyre që e komandonin.